Gjykata ka dënuar me shtatë vite bur ish-policin Kol Kola që ngacmoi seksualisht një vajzë 13-vjeçare.

 

62-vjeçari Kola u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur.

 

Nëpërmjet mashtrimit, Kola i ka pohuar të miturës se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, dhe e ka çuar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *