Subscribe

Ministri Lleshaj është treguar i rezervuar sa i takon ngjarjes së ndodhur në Malësinë e Madhe ku një efektiv policie shfaqej në një video teksa kryente veprime të turpshme.

 

Nga Malësia e Madhe ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj zone, Lleshaj tha për mediat se policia është në kërkim të denoncuesit pasi nuk rezulton që të ketë një denoncim në polici për këtë ngjarje.

 

“Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!”

 

Sipas Lleshajt, policia është fytyra e të gjithëve dhe se nuk duhet paragjykuar.

 

Kurse sa i takon mbajtjes në arrest të efektivit, Lleshaj tha se ai po mbahet I burgosur me qëllim që të mos intimidohet denoncuesi.

 

“Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *