Në gusht të vitit të kaluar, Franca kishte miratuar një ligj I cili parashikon gjobë deri në 750 euro për ata që ngacmojnë seksualisht femra në rrugë apo në ambjente të tjera publike.

Sipas të dhenave të publikuara nga autoritetet franceze, nga ajo kohë e deri tani kur kanë kaluar rreth 8 muaj, gjykatat franceze kanë lëshuar 447 gjoba.

Ligji e ri që ka për synim të luftojë ngacmimet seksuale që u bëhen grave në rrugë duket se I ka dhënë efektet e para.

Gjoba e parë ishte vendosur  ndaj një burri në shtator 2018, vetëm një muaji pasi kishte hyri ligji në fuqi, i cili kishte prekur në vende intime një grua në autobus.

Ministrja për Barazi, Marlène Schiappau shprehur e kënaqur nga efektet e para të këtij ligji të cilat I quajti inkurajues për më tej.

Sipas një studimi të publikuar në fillim të vitit 2018, nga Instituti me bazë në Paris, Jean Jaurès një në tetë gra franceze është dhunuar të paktën një herë në jetë, derisa 43 për qind kanë qenë subjekt i prekjeve pa pëlqimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *