E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nga vaji i palmës, tek gruri dhe brokoli, çmimet e ushqimeve më të lartat në 10 vitet e fundit

Çmimet botërore të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë që nga korriku 2011, duke shënuar rritje për të tretin muaj radhazi. 

 

Reklamë

Kjo u bë e ditur nga FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë), e cila e lidhi kulmin me rritjen e çmimeve të drithërave dhe vajrave bimore. Në veçanti, vaji i palmës, gruri, por edhe brokoli po rriten frikshem.

 

Indeksi i çmimeve të FAO-s ishte mesatarisht 133.2 pikë në tetor, 3% më shumë se shtatori.

 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara e lidhi rritjen me rritjen e çmimeve për drithërat dhe vajrat bimore: vetëm vaji i palmës u rrit me 9.6% këtë muaj.

 

Reduktimi i të korrave të eksportuesve të mëdhenj si Kanadaja, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve të grurit me 5%.

 

Në SHBA, rritja arriti majat mbi 5% për produktet ushqimore me një kokë lakre në 2,99 dollarë dhe gjysmë kilogram brokoli në 4,99 dollarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë