Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi edhe gjatë kësaj të shtune me denoncimet e tij në rrjetet sociale.

Duke qenë se ditët e fundit ka patur një rritje të rasteve me koronavirus, Berisha postoi mesazhin e një qytetari që lidhet me përhapjen e sëmundjes nga një qytet në tjetrin.

Sipas qytetarit, një i infektuar është dërguar nga Tirana në Bulqizë dhe tani përbën rrezik për të gjithë familjarët.

“Nga Tirana përhapin COVID-19 në fshatrat e Bulqizës! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Doktor si kalove. Desha të denoncoj një rast me COVID-19 që e ka marrë në spital në Tiraë dhe pa dalë përgjigja e kanë sjellë në shtëpi. Doli përgjigja pozitive dhe atë e lënë akoma në shtëpi me rrezik shumë të madh për familjarët dhe për komunitetin në Bulqizë në fshatin Krajk. Të lutem doktor denoncoje këtë fakt që të marrin masa se ka rrezik të madh.”

Këtë të shtunë në vendin tonë u regjistruan 23 raste të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *