E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nga tentativa për të vrarë policin në 2017 tek droga/ Kush janë 2 të arrestuarit për plagosjen në Tiranë

Dalin fotot e dy autorëve të dyshuar të plagosjes së dyfishtë dje në ish-Parkun e Autobusëve në Tiranë. Ata rezultojnë persona me precedentë kriminal.

 

Reklamë

Daniel Manushi, 27-vjeç, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Në nëntor të vitit 2017, ai plagosi me armë zjarri një efektiv policie.

 

Daniel Manushi
Daniel Manushi

 

Nga ana tjetër, Farjon Palushi, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u arrestua në qershor të këtij viti në zonën e ‘Parkut’ pas një operacioni të policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

 

Farjon Palushi
Farjon Palushi

 

I shpalluri në kërkim është identifikuar si Islam Xhetani, 28 vjeç. Ai u ekstradua pak vite më parë nga Bullgaria pasi ishte dënuar për “vrasje e mbetur në tentative”.

Më shumë video

Reklamë