E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga sot, duhet të merret leje edhe për arsye shëndetësore

Nga kjo e hënë, qytetarët që kanë një problem shëndetësor dhe duhet të kryejnë një vizitë, duhet të marrin më parë një leje tek portal e-albania.

Njoftimin e dha kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”. Rama sqaroi se qytetarët duhet të kenë me vete edhe një dokument mjekësor për vizitën.

“???? NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE????

Reklamë

????KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

???? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

???? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI.”

Shefi i qeverisë shpjegoi edhe sesi mund të aplikohet për leje në portal. Lëvizja për vizitën shëndetësore mund të kryhet edhe me makinë.

“- Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.

Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania.”

Ata qytetarë që do të lëvizin pa një leje, do të ndëshkohen siç e parashikon Kodi Penal i ndryshuar. Leja për vizitë shëndetësore vjen pas lejes për pazar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1154326118265399/

Vazhdo të lexosh

Reklamë