Dikur shoke të ngushtë, sot armiq të mëdhenj . Kjo është historia mes Talo Celës dhe Nuredin Dumanit, historia kriminale e dy personave, vëmendja e të cilëve u kthye të martën pasdite.

 

Dyshohet se Talo Çela, vete ose permes njerezve te tij,  në afërsi të fshatit Papërr tentoi të vriste rivalin e tij të madh Nuredin Dumani duke qëlluar drejt BMW-së me të cilën ai lëvizte.

 

Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur Nuredim Dumani që u prangos në një shtëpi në Fier gjatë një aksioni të madh policie.

 

Aktualisht ai është në spitalin e Traumes.

 

39-vjeçari dhe Talo Cela akuzohen si autorë të vrasjes e vëllezërve Haxhia dhe Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdiajt në Durrës.

 

Por më pas, edhe pse pjesë të së njëjtit grup, Dumani sipas policisë, vrau vëllain e Talo Çelës më 17 shtator të vitit 2020.

 

Shkak, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Klevis Alla, dyshohet se u bë një shumë parash që Talo Çela kishte përfituar nga grabitja e Rinasit dhe e kishte lënë për ruajtje në servisin e vëllezërve Haxhia.

 

Paratë u zhdukën dhe kjo u bë shkak që  të hapej saga e vrasjeve mes grupeve kriminale.

 

Ajo që është më alarmante në këtë histori, ka të bëjë me faktin se si ka mundësi që dy personazhe kaq të rrezikshëm të botës së krimit, lëvizin lirshëm në rruget e vendit, e për më tepër në një zonë që konsiderohet si “shtëpia” e Talo Celes, dhe forcat e rendit janë krejtësisht inekzistente?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *