Subscribe

Në të gjithë botën, njerëzit po jetojnë më gjatë se 50 vjet më parë.

 

Por shqetësuese në ditët e sotme janë vdekjet në moshë të re për shkak të sëmundjeve, epidemive dhe ngjarjeve të papritura për shkaqe të parandalueshme.

 

Rreth 20 milionë njerëz në botë humbën jetën në vitin 2017, 10 milionë më shumë se në vitin 1990, dhe vrasësi më i madh janë sëmundjet kardiovaskulare, e cila prek zemrën dhe arteriet. Një në 3 vdekje në botë në ditët e sotme ose rreth 70% e vdekjeve sot, ndodhin nga sëmundjet e zemrës. Këto janë rezultatet e nje studimi te bere nga universiteti i Oxfordit.

 

Sipas te dhënave kanceri është shkaku i dytë kryesor i numrit të vdekjeve. Sëmundjet e tjera si diabeti, sëmundjet e rrugëve respirative dhe shëndetit mendor, renditen të tretët për numrin e jetëve te humbura ne gjithë boten.

 

Nga ana tjetër, studimi tregon se vrasjet dhe vetëvrasjet kanë shënuar një rritje të numrit të vdekjeve kryesisht te meshkujve nga moshat 20 deri në 40 vjeç, të cilat kanë shënuar rekord në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *