Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve thekson se në focus ka qenë që nga rritja e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në politikë, tek vijimi i punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me qëllim implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

 

“Bashkëpunimi i ngushtë mes IRI dhe Partisë Socialiste, ndihma që ky institut do të ofrojë për zbatimin e programit “Woman Democracy Network Albania” që synon rritjen e mëtejshme të angazhimit të vajzave dhe grave në familjen tonë politike, asistenca për trajnimin e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë, vijimi i punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me qëllim implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si edhe roli i Shqipërisë për zhvillimet në Rajonin e Ballkanit ishin temat qendrore të diskutimit”, thekson Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *