Anduel Dorti është emigranti shqiptar që u plagos nga anëtarë të një bande rivale teksa ruante një fermë droge në Angli, të cilët kishin shkuar për të vjedhur sasinë e drogës.

 

Shqiptari kujdesej për 340 bimë kanabisi, me vlerë prej 250 mijë eurosh. Avokati i tij ka treguar para trupit gjykues rrethanat e plagosjes së të riut.

 

“Po pyesni se përse ka marrë plagë në këmbë? E thjeshtë. Një grup rival ka shkuar në shtëpinë ku Dorti kujdesej për bimët narkotike dhe kanë tentuar t’ia marrin. Por në këtë moment, ai është përplasur fizikisht me anëtarët e bandës. Njëri prej rivalëve më pas, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë shqiptarin…Ai kujdesej për bimët, jetonte në atë ambient, por nuk kishte lidhje me shpërndarjen e drogës. Ai erdhi në këtë Britani për të punuar në ndërtim, të fitonte para dhe t’i dërgonte në Shqipëri”, tha më tej avokati.

 

Sakaq, gjykata e dënoi me 18 muaj shqiptarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *