Një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në durrës. Ardit Kërtusha u qëllua në këmbë nga persona ende të paidentifikuar në lagjen numër një të qytetit bregdetar.

 

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore. Shkak dyshohet se u bë një konflikt i çastit ndërkohë policia po punon për identifikimin e kapjen e autoreve.

 

Ardit Kërtusha është një emër i njohur në durrës për shkak të angazhimit në politikë.

 

31-vjeçari ka garuar më herët për marrjen e drejtimit të degës së PS, por nuk fitoi, e më pas në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua partisë demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *