Subscribe

Latino-amerikani Rafael Garcia, prej një muaji jeton në Shqipëri dhe është dashuruar me vendin tonë.

Një familje shkodrane i ka hapur dyert dhe e ka mirëpritur. Qëllimi i tij është që të zbulojë sa më shumë për vendin tonë dhe të mësojë të flasë shqip së shpejti. Sot ka ardhur në “Vizioni i Pasdites” për të treguar më shumë rreth kësaj aventure.

Garcia: Është fantastike të përjetoj gjithë këto gjëra që ka ky vend për të ofruar. Kam mbi një vit që i rashë rreth e qark Evropës dhe gjatë udhëtimeve takova shumë shqiptarë. Por në Vienë takova një djalë që krijova një lidhje shumë të mirë, për mënyrën se si ai ma prezantoi vendin, natyrën e bukur, për marrëdhënien që ai kishte me familjen e tij. Ai më ftoi që të vija dhe t’i hidhja një sy qytetit të tij, Shkodrës. Synimi im kryesor në Evropë ishte të gjeja një vend ku të ndihesha shumë rehat dhe të vendosja një bazë. Gjatë kësaj periudhe kam zënë miq dhe jam impresionuar nga cilësitë shumë të mira që ka ky vend.

Tregon se jeton në Shkodër, ku është mirëpritur nga një familje shkodrane.

Garcia: Ata kanë një histori shumë të bukur. Janë rritur në Velipojë. E ëma e ka nisur me shitjen e frutave në stacionin e autobusit me njërin nga djemtë. Ndërsa njëri djalë emigroi jashtë për t’i mbështetur financiarisht. Tani, me punë shumë të mundimshme kanë krijuar tre restorante dhe janë shumë krenarë për familjen e tyre. Kur mbërrita në Shkodër nuk e dija çfarë do të ndodhte. U habita jashtëzakonisht nga mikpritja, nga kultura, vlerat e jashtëzakonshme familjare. Ndihem shumë krenar që kam mundësi të përjetoj gjithë këtë dhe të eksploroj të gjithë natyrën që ka Shqipëria në veri. Jam nga Venezuela. Familja ime emigroi në Panama kur isha shumë i vogël, ndaj e konsideroj veten gjysmë nga Panamaja. E vetmja gjë që më shqetëson në Shqipëri është mënyra se si shqiptarët ngasin makinën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *