E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga mungesa e Berishës në seancë, tek revolta e opozitës dhe votimi i propozimeve të Ramës, Kuvendi nis sot punimet, çfarë pritet të ndodhë

Sot nis seanca e parë parlamentare për vitin 2024, e cila do të mbahet në orën 17:00. Kjo është seanca e parë plenare për këtë vit, pas pushimeve të fundvitit.

Sipas rendit të ditës, në Kuvend do të votohen shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri.

Reklamë

Elva Margariti do shkarkohet si ministre e Kulturës dhe do votohet Blendi Gonxhe si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Deputetët do votojnë edhe shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Ekonomisë, i cili aktualisht do jetë vetë ministër i Financave.

Reklamë

Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se do të nisë protestat, tashmë jo vetëm brenda Kuvendit me tymuese por edhe në rrugë.

Ajo kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe anulimin e ligjit për ndryshimet e tyre të propozuara nga qeveria.

Nga ana tjetër ish-kryeministri për herë të parë do ta ndjekë seancën plenare nga shtëpia, pasi ndodhet nën arrest për akuzat që SPAK ka bërë ndaj tij për korrupsion pasiv për çështjen “Partizani”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë