Atentati ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit të premten në mbrëmje në Milot ka qënë I përgatitur dhe I detajuar nga ata që e kryen.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se atentatoret kanë pritur me qetësi lëvizjet e dy objektivave të tyre, si dhe lëvizjen që “preja” e tyre do të kryente.

Brahimi dhe Preçi kanë qënë të ulur në një lokal në Milot rreth orës 21:00, ndërsa atentatorët janë pozicionuar poshtë pallatit të  objektivave.

Klisman Preçi jetonte në katin e parë të pallatit ndërsa ylli Brahimi në katin e tretë.

Në momentin që ata kanë marrë makinën e blinduar dhe janë larguar nga lokali për tek pallati I tyre, persona të paidentifikuar që dolën nga një makinë Audi, I kanë sulmuar me breshëri automatiku.

Fuoristrada e Preçit dhe Brahimit ka qënë e blinduar, ndaj raporton Vizion Plus, dikush nga atentatoret është kujdesur që të afrohet afër dhe ti qëllojë ata edhe nga xhami.

Më pas autoret që kanë qënë 3 ose 4 janë larguar me shpejtësi, kanë djegur makinën bashkë me dy kallashnikovet brenda në fshatin Gramëz të Krujës dhe janë zhdukur.

Ndërsa dy personat e sulmuar janë dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë.

Klisman Preçi humbi jeten ndërsa Ylli Brahimi mori plumba, por është jashtë rrezikut.

Të dy këta persona kanë qënë objekt të atentateve edhe më parë.

Preçi dhe Brahimi janë miq të Ervis Martinajt, mirëpo nuk dihet nëse sulmi ka lidhje me sagën e vrasjeve të shumta rreth miqve dhe familjareve të Martinajt gjatë viteve te fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.