Duke filuar nga dita e sotme (1 qershor) do të fillojë rihapja e kopshtet dhe çerdheve duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar.

Teksa informoi planin e lehtësimit të masave, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se pas datës 1 qershor në të gjithë vendin do të hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim karantine, përveç rasteve kur konsiderohet e domosdoshme nga autoritetet

Do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizime, si dhe do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat.

Plazhet gjithashtu do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.

Megjithatë, deri më 23 qershor, disa aktivitete do të ndalohen të happen. Bëhet fjalë për klubet e natës, pishinat, teatrot, kinematë, tubimet, konferencat, organizimet e mëdha, përtej familjare, për funeralet, dasmat etj.

Ndërkohë, nuk është marrë ende një vendim nga qeveria sa i takon transportit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *