Subscribe

Protesta e thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha pritet që të nisë në orën 12:00 të kësaj të premteje. Degët e PD janë organizuar në mënyrë që mbështetësit e tyre të mund të protestojnë. Nisja e tyre drejt Tiranës është bërë nga qytete të ndryshme të vendit. Raportohet se rreth 1000 persona janë nisur nga rrethi i Vlorës, 3 bashkitë që përfshihen në të Vlorë, Himarë, Selenicë. Nga të dhënat zyrtare të Partisë Demokratike dega Vlorë nga ky qytet janë nisur rreth 800 persona, teksa në degën e PD në këtë zonë janë rregjistruar më herët mbi 200 automjete.

 

Ndërkohe protestues do të ketë dhe nga juglindja e vendit. Mbi 1250 pjesmarrës do t’i bashkohen protestës ku nga Dega e Partise Demokratike Korçë janë mbi 300 simpatizantë të cilët do udhëtojnë me 50 mjete private dhe 2 autobuzë. Po e njëjta shifër me mbi 300 simpatizantë nisen edhe nga Devolli dhe  Pogradeci. Raportohet se dega e Partisë Demokratike Maliq do të ketë rreth 400 pjesmarrës dhe mbi 50 simpatizantë nga Erseka.

 

Protestues të cilët do t’i bashkohen tubimit të opozitës në kryeqytet janë nisur edhe nga qyteteti i Kukësit.Grupet e protestuesve janë organizuar nga dega e PD dhe FRPD Kukës duke vënë në dispozicion autobuz e furgona për transportin e tyre drejt kryeqytetit në protestën e opozitës. Shumë qytetarë të tjerë janë organizuar edhe me nisma private duke marë automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës.

 

Nga Elbasani rreth 2400 protestues  pritet t’i bashkohen protestës nga 7 bashkitë e këtij qarku.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta do të mbledhë mijëra qytetarë në shesh për të protestuar kundër kryeministrit Rama. Ndërkohë këtë të premte pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit mbi vulën e PD-së .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *