E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nga kjo datë, maskën nuk do ta mbani më

Ashtu sikurse pritej, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi këtë të enjte një lehtësim të masave anti-COVID. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli deklaroi se nga data 1 qershor, do të hiqet maska në ambientet e jashtme.

 

Detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse do të ngelet në fuqi vetëm në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik. Po ashtu, nga dita e parë e qershorit, do të shtyhet ora policore, nga ora 22.00 deri në 23.00.

 

Reklamë

Klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22.00. Duke nisur nga data 15 qershor, do të ketë një lehtësim edhe përsa u takon grumbullimeve, duke lejuar që të bëhen bashkë 15 persona në ambientet e jashtme.

 

 

Më shumë video

Reklamë