Sali Berisha kërkon votëbesimin sot nga demokratët për t’u zgjedhur në krye të PD-së duke theksuar se partia nën drejtimin e tij do të “zgjonte luanin”.

 

Por, siç mëson Vizionplus.tv, disa deputetë të rendësishëm, me në krye Gazment Bardhin nuk ishin të pranishëm.

 

Mësohet se krahas Bardhit, në Kuvend nuk ishin deputetët Ferdinand Xhaferaj, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Dhurata Çupi, pjesë e grupit të deputëve që kanë vendosur të mos shkojnë në Kuvendin e sotëm.

 

Xhaferaj dhe Gjekmarkaj kanë bërë deklarata të forta publike kundër Berishës duke theksuar se partia meriton një drejtim të ri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *