Subscribe

Paga nuk konsiderohet më kusht kryesor në punësim. Në ditët e stome ajo konsiderohet parakusht, pasi punonjësit po kërkojnë dhe kushtet pune dhe zbatim të kodit të punës.

Iva Çarçiu agjente punësimi e ftuar në emisionin E-ZONE tha se kushtet e punës janë kthyer kërkesën kryesore të punëkërkuesve.

“Nga kontaktet tona mund të themi se ka shumë punëkërkues  që preferojnë të rrinë më mirë pa punë, se sa të pranojnë një vend pune të papërshtatshëm. Paga nuk është më faktor determinant. Punonjësit po kërkojnë zbatim të kodit të punës, siç janë dy ditë në javë pushim, festat zyrtare  pushim, pagesa jashtë orarit zyrtar. Është një standard i ri i cili gradualisht po fillon të përqafohet edhe nga bizneset të cilët janë të detyruar ti pranojnë disa prej kushteve”, tha Çarçiu në Vizon Plus.

Në dy vitet e fundit, menaxhimi i burimeve njerëzore po kthehet në një sfidë më vete për menaxherët e kompanive.

“Nga kontaktet tona ne kemi raste, kur bizneset që kontaktojmë për çështje punësimi, na thonë se janë mbyllur. Për ne mungesa e fuqisë punëtore ka arritur pranë vijës së kuqe, pasi kanë nisur mbylljet e para të bizneseve”, tha ajo.

Sinjalet që vijnë nga tregu janë se sektori i turizmit nis kontaktet për të prenotuar punonjësit sezonal që në muajin janar-shkurt, nga frika se do të përballet me mungesa./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *