Pasi fëmija vjen në jetë fillojnë edhe mendimet e para në lidhje me ato që ai “ka marrë” nga nëna dhe nga babai.

 

Cilat janë ato tipare që fëmija trashëgon nga babai?

Ai mund të trashëgojë zonën poshtë hundës, pra pjesa e sipërme e buzës, zonën poshtë buzës së poshtme, mollëzat, majën e hundës si edhe cepat e brendshme të syve. Këtë e ka konfirmuar një studim që është kryer nga “King’s college” në Londër, i cili ka studiuar 1 000 fytyra të binjakëve identikë. Pra këta binjakë kanë qënë homozigotë me ADN 100% të njëjtë.

 

Fëmija i ngjan nënës apo babait?

Fëmija nuk mund të jetë një shëmbëllim i babait ose nënës, por fizionomia e fyturës së tij ndikohet nga gjenetika. Edhe në rastet e binjakëve identikë do të ketë një tipar që do t’i dallojë nga njëri-tjetri. Sipas profesorit që udhëhoqi studimin, Giovanni Montana, formimi i tipareve të fytyrës së fëmijës do të ndikohet nga gjenet që do të marrin pjesë në momentin e strukturimit, dhe ato do të jenë përgjegjëse edhe të anomalive.

 

Roli i gjenetikës:

Sipas një studimi anglez të bërë kohët e fundit, është mundur të arrihet të evidentohet pikërisht se çfarë fëmija trashëgon nga prindërit, pra cilat tipare ndikohen nga gjenetika, duke bërë të mundur edhe gjetjen e gjeneve përgjegjëse të kësaj. Sipas tyre, janë pikërisht mollëzat, maja e hundës, zona përreth buzëve që mund të trashëgohen nga prindërit, dhe rol më të madh luan gjenetika e babait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *