Subscribe

Zbërthimi i një njeriu të rëndësishëm të botë së krimit, Nuredin Dumanit, duket se i ka dhënë prokurorisë së posaçme prova të mjaftueshme për të nisur një aksion të gjerë për te goditur disa organizata kriminale në Elbasan, Tiranë dhe Laç.

 

32 urdhër arreste janë lëshuar dhe po ekzekutohen nga forcat special në disa qytete.

 

Mes emrave që janë nën akuzë për vepra të rënda penale, janë Talo Çela, Suel Çela, Sokol Sanxhaktari, Ervis Martinaj, Kamer Mehja, Fatos Gosa si dhe dy efektiv policie njëri prej të cilëve në Elbasan.

 

Pjese e grupeve kriminale dyshohet se është edhe një avokat, i cili ka ndihmuar bosët e krimit që t’i shpëtojnë drejtësisë përmes falsifikimeve.

 

Deri më tani bëhet e ditur se janë ekzekutuar 12 urdhër arreste, ndërsa të tjerët janë në vijim. Forcat special po ushtrojnë kontrolle ne zona të ndryshme të vendit, për arrestimin e të kërkuarve, si dhe për të zhvilluar kontrolle për armë e municione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *