Duke filluar nga kjo e hënë, shërbimi i trasportit publik në Tiranë do të funksionojë me mjete të reduktuara.

 

Kjo gjë është bërë e ditur nga Unioni i Transporteve, i cili përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se shkak për këtë vendim janë bërë sfidat dhe shqetësimet e shumta të karakterit financiar me të cilat operatorët po përballen prej disa muajsh.

 

“Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit.  Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën.”- thuhet në njoftimin e tyre.

 

Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *