Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi.

 

Shumë çifte janë fizikisht afër njëri-tjetrit, por jo emocionalisht. Ajo ndjenjë e afërsisë, e lidhjes, e të qenit me personin tjetër, lehtëson intimitetin dhe forcon marrëdhënien me partnerin tuaj.Biseda për seksin përmirëson dhe ringjall jetën e një çifti. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë do të ndezë intimitetin tuaj.

 

Terapisti i marrëdhënieve Peter Saddington, më poshtë ka treguar disa hapa se si të rifitoni intimitetin me partnerin apo partneren tuaj.

 

Flisni për çdo problem

Gjërat mund të duket se funksionojnë mirë mes një çifti, por kur fillon të shkojë keq, ju nuk dini si të flisni për të, dhe në këtë mënyrë situata arrin në një pikë ku ju nuk dini si ta trajtoni atë.

Faza e parë në adresimin e kësaj është që secili person të kalojë disa ditë duke menduar se cili është problemi, dhe më pas të bien dakord që të ulen së bashku për një diskutim. Thoni me radhë: “Unë mendoj se ky është problemi dhe kështu po ndikon tek unë.” Nga kjo vjen mundësia për të hyrë me të vërtetë në thelbin e çështjes dhe për të gjetur atë që nevojitet.

Kërkoni arsyet pse seksi mund të ketë ndryshuar

 

Si ka qenë seksi dikur? Si ishte intimiteti? Çfarë ka ndryshuar? Cilat janë blloqet për ta zgjidhur atë? Mund të ketë pasur raste kur mund të mos keni dashur të jeni seksual ose të mos keni qenë në humor, dhe kjo është keqinterpretuar, ose ka pasur disa raste kur jeni refuzuar, dhe pastaj futeni në një model të mos kryerjes së seksit ose shmangies së tij.

 

Flisni se si jeni takuar për herë të parë. Dhe bëni një përpjekje për t’u dukur bukur

 

Kaloni një mbrëmje duke biseduar për atë që ju pëlqeu te personi tjetër. Ju mund t’i kujtoni njëri-tjetrit atë që ju tërhoqi të dy bashkë. Bëjeni këtë natën e parë, pastaj natën tjetër, vishuni, dilni për një darkë dhe përpiquni të ndiheni dhe të dukeni të veçantë.

 

Ajo që ka të ngjarë të zbuloni është se po ndiheni shumë më të lidhur dhe kjo mund të çojë në rritjes së dëshirës, ​​ndjenjës seksuale dhe mund të rindizni diçka që ndoshta ka humbur për një kohë.

 

Sa herë që dilni nga shtëpia (dhe ktheheni) shkëmbeni puthje ose një përkëdhelje

Nuk ka asnjë qëllim që do të çojë në seks, thjesht mësoheni me idenë se mund të rikuperoni intimitetin. Mos nguroni të komplimentoni partnerin apo partneren tuaj, dërgoni mesazhe njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës duke thënë “më mungon” dhe “mezi pres të të shoh”.

 

Në këtë mënyrë ju po rikrijoni disa nga sjelljet që ndoshta keni bërë në fillim të marrëdhënies suaj dhe po jepni mesazhin qe ende vazhdoni ta pëlqeni si në fillim.

 

Programoni një kohë të rregullt për të qenë në intimitet me njëri-tjetrin

Kjo mund t’ju nxisë të ruani marrëdhënien duke dhe të përpiqeni të keni marrëdhënie më njëri-tjetrin. Duhet të mos lejoni të shfaqen boshllëqe, pasi më pas fillon të bëhet më normale të mos kryesh seks. Shikoni mundësinë e të bërit dush së bashku, ose ndoshta të visheni, pra të “deklaroni” se marrëdhënia juaj fizike është e rëndësishme.

 

Shkruani në copa letre se çfarë funksionon vërtet për ju të dy dhe çfarë ju pëlqen

Çiftet të ulen dhe të përpunojnë disa nga gjërat që secilit person i pëlqen tek tjetri, veçanërisht kur është duke bërë seks. Pastaj, sa herë që do të keni pak kohë intime, nxirrni një copë letër dhe çfarëdo që keni aty, provojeni.

 

Nëse ka një nivel të lartë ankthi që lidhet me seksin, ushtrohuni së bashku

Unë sugjeroj gjithmonë ushtrime për dyshemenë e legenit, sepse kjo ju bën të përqendroheni në organet gjenitale, në mënyrë që të bëheni shumë më të akorduar me trupin tuaj. Për një mashkull, kjo mund të rrisë cilësinë e ereksionit të tij dhe shanset për më shumë kontroll ejakulues. Për një grua, ka të ngjarë ta ndihmojë atë të rifitojë pak më shumë ndjenjën brenda mureve vaginale dhe mund të ndihmojë drejt zgjimit.

 

Për çiftet e moshuara, ngadalësoni gjithçka

Provoni të bëni një dush së bashku, në mënyrë që të ndiheni mirë dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Kushtojini më shumë vëmendje pozicionit që ndiheni më rehat. Nëse keni probleme të lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit, mund të provoni pozicione jo të vështira.

 

Ndonjëherë mund të jeni egoistë

Thuaj, “Do të më pëlqente shumë nëse mund të fërkoni shpinën”, ose gjëra të tjera të ngjashme. Studiuesi thotë shpesh u sugjeron çifteve të shkojnë në shtrat dhe të kenë një periudhë kohore kur të dy jeni të zhveshur pa pasur nevojë të bëjnë seks. Thjesht të shtrihen pranë njëri-tjetrit, të ndjejnë lëkurën e tjetrit në lëkurën e tyre, dhe kjo mund të jetë një moment shumë intim dhe mjaft i dobishëm për marrëdhënien e tyre.

 

Rizbuloni se si të jeni intime me njëri-tjetrin

Ka shumë arsye pse intimiteti mund të ndryshojë në një marrëdhënie. Shtatzënia dhe lindja, plakja, forma e trupit, pakënaqësia, moszgjidhja e mosmarrëveshjeve, ankthi, menopauza, problemet e ereksionit… Është e rëndësishme të kuptoni pse keni arritur në pikën ku gjërat janë jofunksionale, por është gjithmonë e mundur të bëni ndryshime./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *