Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua këtë të hënë me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

 

Bisedat kishin në fokus rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve.

 

Po ashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin midis SHBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës.

 

Një temë e rëndësishme ka qenë dhe rritja e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *