Subscribe

Ministrja Manastirliu, ka deklaruar sot nga Shkodra se qeveria shqiptare është e gatshme të garantojë vaksinat për dozën e tretë, bazuar në rekomandimin e ekspertëve.

 

“Eshtë mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, deklaroi Manastirliu.

 

E pyetur nga gazetarët  për vaksinimin e studentëve, Manastirliu tha:

 

“Në çdo univestitet kemi vendosur ekipe vaksinatoresh. Sigurisht universitetet kanë përgjegjësi për organizimin dhe kontrollin nëse studentët janë vaksinuar. Por besoj bashkërisht, kemi përgjegjesi që të sensibilizojmë sa më shumë studentë. Jam e sigurt që numri i studentëve të vaksinuar do të rritet”, tha Manastirliu.

 

Lidhur me programin e vaksinimit te gripit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

 

“Një betejë në gjithë këtë luftë është edhe beteja kundër gripit sezonal. Fillojmë vaksinimin nga dita e nesërme dhe në vijim për stafet mjekësore, duke vijuar me popullatën që do të vaksinohet për gripin për të siguruar mbrojtjen e shëndetit”, tha Manastirliu.

 

Këto deklarata Ministrja e Shëndetësisë i bëri gjatë inspektimeve për investimet e kryera së fundmi në Shkodër, për mamografinë e re dhe në spitalin rajonal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *