Çdo njeri ka diçka që nuk i pëlqen nga personat e afërt apo dhe nga ato që takojnë për herë të parë. Disa i shprehin pakënaqësitë e disa të tjerë jo. Por sipas horoskopit këto janë sjelljet, apo ngjarjet që nodhin shpesh që secila shenjë nuk i pranon:

 

Dashi urren:

Mbylljen e kafshëve në kafaze, mos përgjigjen në telefonata, njerëzit që publikojnë gjërat intime në rrjetet sociale.

 

Demi urren:

Mburravecët, mungesën e organizimit dhe rendit, kuzhinierët e këqij.

 

Binjakët më së shumti urrejnë:

Njerëzit pa sens humori, njerëzit që nuk iu kushtojnë vëmendjen, të cilën e meritojnë, orët e prishura dhe alarmet që nuk funksionojnë.

 

Gaforrja më së shumti urren:

Njerëzit, të cilët i zgjojnë herët, fjetjen në  shtrat të keq, të nxehtit, veshjen pa stil

 

Luanët më së shumti urrejnë:

Njerëzit që vishen më mirë se ata, njerëzit që ngasin veturën më mirë se ata,të ftohtit.

 

Virgjëresha më së shumti urren:

Njerëzit, të cilëve u mungon sensi i organizimit, njerëzit që vonohen, njerëzit, të cilët nuk ua kthejnë gjërat e huazuara, humbjen e kohës në gjëra të parëndësishme.

 

Peshorja më së shumti urren:

Njerëzit që i thonë t’ia ulë zërin muzikës, njerëzit që shtiren se janë më të mirë, sesa janë, seksin për një natë

 

Akrepi më së shumti urren:

Nëse dikush është më mirë sesa ai në ndonjë detyrë, njerëzit që luajnë me ushqimin, nëse bëhet viktimë e thashethemeve.

 

Shigjetari më së shumti urren:

Njerëzit që ankohen shumë, vonesën, njerëzit që frikësohen, akuzat se nuk dijnë të menaxhojnë paratë, keqtrajtimin e kafshëve.

 

Bricjapi më së shumti urren:

Mburravecët që nuk kanë arsye për t’u mburrur, njerëzit që u kërkojnë para hua, njerëzit që nuk e mbajnë fjalën, njerëzit që nuk kanë qëndrim strikt.

 

Ujori më së shumti urren:

Bisedat për të kaluarën, thashethemet, Njerëzit jopraktikë, që gjërat i dijnë vetëm në teori, mungesën e përkushtimit.

 

Peshqit më së shumti urrejnë:

Të nxehtit e madh, shoferët e ngadalshëm, mungesën e vetëdijës për mbrojtjen e ambientit./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *