Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Tiranë Alaister King- Smith.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë disa foto me ambasadorin, Alibeaj ka zbardhur edhe detaje nga diskutimi.

 

Sipas tij, në fokus të bisedës ka qenë situata politike në vend, si dhe reforma territoriale, për të cilën i kërkoi diplomatit asistencë teknike në shtimin e numrit të bashkive.

 

Po ashtu, Alibeaj zbulon se është diskutuar edhe për çështjet që shqetësojnë Britaninë, siç janë pasaportat e arta, emigrantët e paligjshëm apo amnistia fiskale

 

Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

 

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

 

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”, shkruan Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *