Subscribe

Në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare ku raportoi për situatën në burgje, Agim Ismaili kërkoi më shumë hetime nga prokuroria gjatë rasteve të gjetjes së celularëve në qeli. Sipas tij të dhënat e përfituara nga prokuroria mund të shërbejnë edhe për të evidentuar të dënuarit e rrezikshëm që mund të futen në regjimin e posaçëm i njohur si ligji 41 bis.

 

 “Ka patur raste që nga burgu janë porositur edhe vrasje. Ndaj duhen hetime me të thelluara i jemi drejtuar edhe prokurorit të përgjithshëm, pasi nga hetimi bisedave përfitohen të dhëna të vlefshme ”.

 

I pyetur për përplasjen me armë në Kavajë ku u përfshi shefi i sigurisë së brendshme ne burgun e Durrësit Bledar Toçi për të cilin ka dyshime se është i përfshirë edhe në shpërndarjen e narkotikëve, Ismaili dha këtë përgjigje:

 

“Ka një risk të shtuar për punonjësit e policisë së burgjeve për të shpërndarë apo çuar të dënuarve lende narkotike apo sende të paligjshme që ata kërkojnë. SHKB por edhe ne kemi forcuar masat dhe për këtë kemi kallëzuar penalisht edhe 2 drejtor burgjesh ”

 

Sa i takon idesë së vetingut edhe të policisë se burgjeve, Ismaili nuk dha një përgjigje por tha se asnjë punonjës nuk është rekrutuar pa verifikuar pastërtinë e figurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *