Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet...

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori...

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë...

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athinë,...

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët:...

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e komisionit kërkojnë...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se ka lënë...

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në Milano në...

Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga...

Nga Bullgaria në Shqipëri për 15 ditë, atleti sjell dhuratën e veçantë

23 Maj 21:21

Atleti bullgar, Krasse Georgiev, ka përshkuar në këmbë tokën shqiptare si pjesë të maratonës se tij nga Varna drejt Durrësit.

Ai ka përfunduar maratonën e tij rreth 1200 kilometra pikërisht në qytetin e Durrësit ku është organizuar edhe një ceremoni e veçantë.

Maratonisti bullgar është pritur në finish në zonën e Sfinksit në shëtitoren e qytetit nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momtchil Stoyanov Raytchevski, ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angel Angelov, sportistë dhe qytetarë të Durrësit.

Kryebashkiaku Dako i uroi mirëseardhjen sportistit bullgar duke vlerësuar iniciativën e tij.

Maratonisti Georgiev në përshëndetjen e tij ka deklaruar se lidhja e tre shteteve nëpërmjet korridorit 8 ka qenë një dëshirë e tij e hershme dhe se është i lumtur që me maratonën e tij ka arritur të sensibilizojë opinionin për këtë gjë:

“Korridori i tetë nuk është vetëm një rrugë transporti, është rrugë e miqësisë, e lidhjes midis njerëzve. Gjatë këtyre 15 ditëve, gjatë vrapimit tim përmes Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u njoha me shumë njerëz, ndjeva ngrohtësinë dhe mikpritjen e të gjithë njerëzve të zakonshëm. Finishi im në Durrës, nuk është fundi, por është një fillim që të gjithë ne të bashkohemi dhe tu tregojmë edhe popujve të vendeve tona, edhe Evropës që ne e duam këtë korridor, jemi të bashkuar e kur jemi të bashkuar jemi më të fortë.”

Edhe ambasadori bullgar në Tiranë, Momtchil Stoyanov Raytchevski si dhe ambasadori bullgar në Shkup, Angel Angelov e kanë vlerësuar shumë maratonën sensibilizuese të atletit bullgar Georgiev e që i shërben shkëmbimit të traditave e kulturave mes tre popujve dhe forcimit të lidhjeve mes njerëzve të vendeve tona.

Maratonisti bullgar kishte marrë një shishe me ujë nga Deti i Zi për ta hedhur në detin Adriatik në Durrës si simbol i bashkimit të dy deteve që janë në skajet e korridorit të tetë.

Në çdo qytet që përfshihet në korridorin 8 ku ka kaluar, maratonisti bullgar Georgiev ka mbledhur firmat e kryebashkiakëve të këtyre qyteteve që shprehin në formë sensibilizimi dëshirën e përbashkët për realizimin e këtij korridori.

Këtë dokument e ka firmosur edhe kryebashkiaku Dako. Dokumentet me firmat e kryebashkiakëve të qyteteve nga ku kalon koridori i tetë janë grumbulluar në fund për tju dërguar prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë nga ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë.

Georgiev e zhvilloi këtë maratonë për të sensibilizuar bashkësinë ndërkombëtare për rëndësinë e Korridorit 8, i cili do të lidhte Shqipërinë Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Rruga që ka përshkruar ai është mbi 1200 km, ndërsa ka takuar të gjithë kryetarët e komunave dhe bashkive që janë në këtë korridor.

“Korridori 8” në histori njihet si rruga që lidh dy dete, atë Adriatik me Detin e Zi, nga Durrësi në Varna të Bullgarisë, korridori që lidh tre shtete, Republikën e Bullgarisë me të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Atleti bullgar, Krasse Georgiev, ka përshkuar të gjithë rrugën në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8″

 

 

 

 

 

 

 

 

Posted Under:
Vendi
Tagged:
atlet Bullgari Dhurate rruge Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, vepruan si lëvizjet ekstremiste

më shumë...

I shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, arrestohet 41-vjeçari, policia: Ishte i armatosur

më shumë...

Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt: Nëse i prekni një fije floku familjes time do t’ju shkatërroj

më shumë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta ulet me 4 lekë, me sa do të shitet benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:17

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i...

12:16

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit,...

11:49

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu...

11:47

I shpallur në kërkim për plagosje të...

11:37

Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt:...

11:26

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

10:49

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës...

10:44

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në...

10:33

Policia njofton kufizime për qarkullimin e mjeteve...

10:31

Policia Kufitare bllokon 8 mjete ujore në...

10:23

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e...

10:14

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se...

10:00

Eric Wendt votohet në senat, 51 vota...

9:43

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në...

9:31

“Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën...

9:28

Denoncuan trafikantët e drogës në Polici, dhunohet...

9:03

Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor

8:42

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin,...

8:24

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për...

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

Më të klikuarat

  • Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësu...
  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari në Maliq, Hita vi...
  • Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës...
  • Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.