E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nga Barack Obama tek Kim Kardashian/ Hakerohen llogaritë në Twitter të disa personaliteteve

Llogaritë e “Twitter”-it të Joe Biden, Kim Kardashian, Barack Obama, Elon Musk, Jeff Bezos dhe Kanye West u hakëruan të mërkurën, ndërsa ende është e paqartë shkaku i sulmit.  

Sipas bashkëthemeluesi të kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”, Dmitri Alperovitch, ky duhet të jetë hakërimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale.

Reklamë

Po ashtu, u hakëruan edhe disa llogari të organizatave të përqëndruara tek monedhat virtuale. Mendohet se hakerat kanë siguruar më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale (bitcoin).

Rrjeti social “twitter” paralajmëroi nisjen e hetimeve  dhe njoftoi se së shpejti do të dalë me një deklaratë. Shumë tweets të publikuar u fshinë me shpejtësi, ndërsa u bënë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë