Sulmuesi i Barcelonës Neymar Jr insitoi se pavaresisht sulmeve brutale që mund t’i vijnë nga lojtarët kundërshtarë, nuk ka për ta ndryshuar kurrë stilin e tij të të luajturit futboll.
“Nuk kam për të ndryshuar, sigurisht që nuk do ndryshoj. Njerëzit duhet ta dinë se kur je në fushë,unë kam stilin tim të lojës, dhe kjo është të dribloj, të shënoj gola,të ndihmoj shokët e skuadrës dhe jam i lumtur me këtë mënyrë loje. Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur, nuk kam çfarë të bëj. Në futboll mund të godasësh me bërryla dhe shkelma, por jo te gjithë mund të driblojnë. Nuk kam për ta ndryshuar mënyrën sesi luaj.”
I pyetur për dëmtimin në sy, ku Yasmani Duk goditi me bërryl gjatë ndeshjes Brazil-Bolivi me rezultatin 5-0, ai u përgjigj me shaka, ”mendoj se do ta kem shenjë përjetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *