Neymar ka konfirmuar se dëshiron të kthehet në pikën fillestare të karrierës së tij dhe te skuadra që e promovoi, Santos! Superylli brazilian dëshiron të largohet nga Al Hilal dhe ka vendosur të kthehet në vendin e tij dhe të veshë sërish fanellën e tyre në vitin 2025.

Prania e “Ney” në “Villa Belmiro” për finalen e ligës Paulista mes Santos dhe Palmeiras (1-0) ndezi sërish thashethemet e lidhura.

Lohtari i famshëm ka vizituar edhe dhomat e zhveshjes së Santos pas përfundimit të ndeshjes dhe mediat braziliane zbulojnë se ai ka njoftuar si lojtarët ashtu edhe njerëzit e skuadrës se do të rikthehet.

Neymar, i cili është nën kontratë me klubin saudit deri në qershor 2025, iu nënshtrua një operacioni pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) dhe meniskut në gjurin e majtë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguait. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *