E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Neymar i gatshëm për PSG këtë të diele ndaj Guinkamp

Pritja mori fund. Neymar është gati të luajë për herë të parë për PSG, pasi u transferua për shifrën rekord 222 milion euro nga Barcelona. Federata Spanjolle e Futbollit ka dërguar pranë homologeve francez, lejen e kalimit që pengonte aktivizimin e 25-vjeçarit brazilian në ligën e parë.

 

Bllokimi kishte ardhur më së shumti edhe për shkak të Barcelonës, e cila priste që t’i bëhej aktiv çeku me 222 milion euro i PSG që u pagua për blerjen e Neymar,  gjë e cila u realizua pikërisht të premten ne mëngjes. Menjëherë pasi shuma e madhe e prishjes së klauzolës u bë aktive, katalanasit i dhanë të drejte federatës spanjolle që të dërgojë pranë federatës franceze certifikatën e transferimit të yllit brazilian tek kryeqytetasit.

 

Reklamë

Tani pritet me shumë entuziazëm ndeshja e kampionatit të dielën ne mbrëmje ne Park de Prins mes PSG dhe Guinkamp, ku Neymar do të jetë nga minuta e parë në fushë për herë të parë si blerja më e shtrenjte ne historinë e futbollit botëror. Dhe natyrisht si lider i ri i PSG që ka për synim te rifitoje kurorën e kampiones në ligën e  parë franceze, por të jetë edhe ne finalen e Uefa Champions League vitin e ardhshëm.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë