Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë disa katëshë ne Nju Jork, duke vënë në rrezik mbi 100 banorë.  Sipas autoriteteve, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në disa blloqe të tjera pallatesh, ndërsa mbi 150 zjarrfikës u përballen me flakët.

 

Retë e tymit mbuluan qiellin në gjithë zonën. Dhjetëra apartamente dhe biznese janë shkrumbuar, nga zjarri që shpërtheu pas orës 3 të mëngjesit. Fatmirësisht nuk ka raportime për viktima, por vetëm për disa te plagosur lehte gjatë evakuimit me shpejtësi të banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *