New York-u po përdore varret masive për pacientët që humbin jetën për shkak të koronavirusit. Në disa foto të publikuara nga mediat ndërkombëtare, punëtorë e pajisur me veshje mbrojtësem përdorin një shkallë për të zbritur tek një gropë e madhe, ku janë grumbulluar arkivolët.

Pamjet vijnë nga Hart Island, i cili është përdorur për më shumë se 150 vjet nga zyrtarët e qytetit si një vend për varrosje masive për ata që nuk kanë të afërm, ose për familje që nuk mund të përballojnë funeralet.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio tregoi në fillim të kësaj jave se varrosjet masive mund të jenë të nevojshme derisa të kalojë kriza.

New York-u tani ka më shumë raste me koronavirus se çdo vend tjetër.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në total kanë regjistruar 462,000 raste dhe afro 16.500 vdekje. Në nivel global ka 1.6 milionë raste dhe 95,000 vdekje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *