Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Netanyahu ultimatum Iranit: Hiq dorë nga prodhimi i uraniumit! Teherani: Kjo kërkesë është vija e kuqe

16 Shkurt 15:11

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se SHBA-të duhet të kërkojë nga Irani të dorëzojë gjithë uraniumin e pasuruar dhe t’i ndalohet pasurimi i mëtejshëm, si pjesë e çdo marrëveshjeje bërthamore me Teheranin.

Në një fjalim të mbajtur ditën e dielë në Jerusalem, ai përmendi disa kushte që dëshironte të plotësoheshin, duke përfshirë se “i gjithë materiali i pasuruar duhet të largohet nga Irani” dhe se “nuk duhet të ketë aftësi pasurimi”.

Komentet e tij vijnë ndërsa zyrtarët iranianë dhe amerikanë po përgatiten për raundin e dytë të bisedimeve në Zvicër të martën.

Irani do të konsiderojë kompromiset për të arritur një marrëveshje bërthamore nëse SHBA-të janë të gatshme të diskutojnë heqjen e sanksioneve. Të paktën kështu tha për BBC-në në Teheran zëvendësministri i jashtëm iranian Majid Takht-Ravanchi.

Megjithatë, Irani e konsideron pasurimin zero si një vijë të kuqe dhe shkelje të të drejtave të tij sipas traktatit për mos-përhapjen bërthamore.

SHBA-të kanë shtuar presionin mbi Iranin për të arritur një marrëveshje dhe kanë forcuar kapacitetet ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar dy aeroplanmbajtëse, përfshirë anijen më të madhe luftarake në rajon.

Forcat shtesë detare amerikane do të mbrojnë kundër çdo kërcënimi të mundshëm në rajon, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një konferencë për shtyp në Sllovaki. Ai shtoi se presidenti Donald Trump “preferon diplomacinë dhe një rezultat të negociuar” mbi sulmet direkte ndaj Iranit.

I dërguari kryesor i Trump-it, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner pritet të takohen me negociatorët iranianë, përfshirë ministrin e jashtëm Abbas Araghchi, i cili po udhëton drejt Gjenevës.

“Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të suksesshme me Iranin, por ne do të provojmë,” tha Rubio.

Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila Trump u tërhoq, Irani kishte pranuar të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore dhe të lejonte inspektime ndërkombëtare në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike shkatërruese.

Para raundit të fundit të bisedimeve, Takht-Ravanchi i tha BBC-së se Teherani ka ofruar të hollojë uraniumin e pasuruar në nivelin 60% si dëshmi e gatishmërisë për kompromis.

Uraniumi shumë i pasuruar, afër nivelit të armëve, ka shtuar dyshimet se Republika Islamike po lëviz drejt zhvillimit të një arme bërthamore, gjë që ajo gjithmonë e ka mohuar.

“Ne jemi gati të diskutojmë këtë dhe çështje të tjera të lidhura me programin tonë nëse ata janë gati të flasin për sanksionet,” tha Takht-Ravanchi për BBC. Ai nuk konfirmoi nëse kjo nënkuptonte heqjen e të gjitha apo disa sanksioneve.

Ministri i Jashtëm gjithashtu nuk tha nëse Irani do të konsideronte dërgimin jashtë vendit të më shumë se 400 kg uraniumi shumë të pasuruar.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Izrael Netanyahu

Nga e njëjta kategori

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku në qytet

më shumë...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.