E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Bota

Netanyahu: OKB duhet të pështyjë Hamasin, të shtypet dhe trajtohet ashtu si ISIS

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falenderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen për Izraelin në një kohë të vështirë për vendin. Në një konferencëtë përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, në Tel Aviv ai kërkoi që aktet terroriste ndaj Izraelit të marrin përgjigje.

 

Vizita e Blinken, sipas Netanyahu, ishte një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin.

 

Reklamë

“Hamasi është ISIS, dhe ashtu siç u shkatërrua ISIS-i, po ashtu edhe Hamasi do të shtypet dhe Hamasi duhet të trajtohet pikërisht ashtu siç u trajtua ISIS-i”, tha Netanyahu. “Ata duhet të pështyhen nga bashkësia e kombeve. Asnjë lider nuk duhet të takohet me ta, asnjë vend nuk duhet t’i strehojë ata. Dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen”, tha udhëheqësi izraelit.

 

Ndërkohë, Blinken deklaroi se Izraeli ka mbështetjen e plotë të SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë