Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2025
Vizion fokus

Rama flet për herë të parë pas fitores: Në...

Zelensky: Nëse takohem me Putin, do të rezultojë në...

ZGJEDHJET 2025/ Numërohen më shumë se 100 mijë zarfe...

Zgjedhjet 2025/ Berisha mbledh drejtuesit politikë në qarqe

Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Beshiktashin, Muçi rikthet...

Sulm izraelit në Gaza, humbin jetën 50 persona, mes...

Marta Kos uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Momenti...

Trump i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë...

ZGJEDHJET 2025/ Garë e fortë mes demokratëve në Tiranë,...

ZGJEDHJET 2025/ Tabaku apo Alimehmeti? Garë e fortë brenda...

Netanyahu: Luftimet intensive në Rafah janë afër fundit, por lufta nuk do ndalet

24 Qershor 08:22

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se “faza intensive” e luftimeve në Rafah në Gazën jugore pothuajse ka përfunduar, por kjo nuk do të thotë se luftës po i vjen fundi.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Ai tha se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të largohet plotësisht nga pushteti.

Ai shtoi se ushtria izraelite së shpejti do të jetë në gjendje të ridislokojë trupa në kufirin me Libanin, ku shkëmbimet e zjarrit me Hezbollahun janë përshkallëzuar.

Netanyahu gjithashtu hodhi poshtë idenë që Autoriteti Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor duhet të drejtojë Gazën në vend të Hamasit.

“Në fund, do t’ju duhet të bëni dy gjëra: do t’ju duhet çmilitarizimi i vazhdueshëm ushtarak nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe do t’ju duhet të krijoni një administratë civile, me mbështetjen dhe menaxhimin e vendeve të caktuara në rajon. Mendoj se kjo është mënyra e duhur për të ecur përpara”, tha ai në një intervistë televizive izraelite.

“Unë nuk jam gati të krijoj një shtet palestinez atje, nuk jam gati t’ia dorëzoj Autoritetit Palestinez. Unë nuk jam gati ta bëj këtë. ”

Banorët e Rafahut thanë se kishte pasur më shumë përleshje në qytet, ndërsa sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës vranë drejtorin e shërbimeve të urgjencës të ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Një qendër e shpërndarjes së ndihmave u godit gjithashtu dhe IDF tha se po përdorej nga Hamasi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka nisur një vizitë në Uashington, për të diskutuar luftën në Gaza dhe tensionet në rritje me Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani.

Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë të grupit të armatosur palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 37,551 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit të Hamasit./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Benjamin Netanyahu Izrael lufte

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Nëse takohem me Putin, do të rezultojë në një fitore politike dhe armëpushimi!

më shumë...

Osmani në takimin me Antonio Kosta: Aplikimi i Kosovës në BE të mos mbetet një dokument i arkivuar

më shumë...

ZGJEDHJET 2025/ Numërohen më shumë se 100 mijë zarfe nga diaspora, PS thellon diferencën me PD

më shumë...

Zgjedhjet 2025/ Berisha mbledh drejtuesit politikë në qarqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:11

Rama flet për herë të parë pas...

6:54

Zelensky: Nëse takohem me Putin, do të...

6:53

Osmani në takimin me Antonio Kosta: Aplikimi...

6:37

ZGJEDHJET 2025/ Numërohen më shumë se 100...

6:20

Zgjedhjet 2025/ Berisha mbledh drejtuesit politikë në...

6:15

Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Beshiktashin,...

6:12

Sulm izraelit në Gaza, humbin jetën 50...

6:00

Marta Kos uron Ramën për fitoren në...

5:42

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse...

5:03

Trump i gatshëm të marrë pjesë në...

5:02

ZGJEDHJET 2025/ Garë e fortë mes demokratëve...

4:45

ZGJEDHJET 2025/ Tabaku apo Alimehmeti? Garë e...

4:31

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:15

Erdogani mbështet vendimin e Trump për heqjen...

4:01

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë...

3:42

Apeli rrëzon vendimin e shkallës së parë,...

3:29

Vodhën motomjet dhe matësa uji në një...

3:26

Ndërron jetë José Mujica, ‘presidenti më i...

2:56

Bologna e Milan, “luftë” për kupën! Sot...

2:52

Trump takon presidentin sirian, dy udhëheqësit shprehën...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • ZGJEDHJET 2025/ Numërohen 545 nga 5225 kuti në të gjithë Shq...
  • Berisha dorëzon “çelësat” e PD? Alimehmeti në 7p...
  • ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktuali...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services