Pas 12 vjetësh në pushtet, Benjamin Netanyahu humbi postin e kryeministrit pasi Parlamenti i Izraelit miratoi qeverinë e re.

Nga 120 deputetët, 60 ishin pro kabinetit të ri qeveritar, ndërsa 59 votuan kundër një koalicioni të gjerë të kryesuar nga kreu i parisë së djathtë Yamina, Naftali Bennett.

 

NAFTALI  BENNETT

KRYEMINISTER I IZRAELIT

 

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që askush të mos ketë frikë .Dhe unë u them atyre që synojnë të festojnë sonte, mos vallëzoni mbi dhimbjen e të tjerëve. Ne nuk jemi armiq; ne jemi një popull , Kjo nuk është një ditë zie. Ka një ndryshim të qeverisë në një demokraci. Kjo është e gjitha.”

 

Ndërkohë, 71-vjeçari Benjamin Netanyahu, theksoi se  nuk do të jap dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Likud teksa premtoi se do të sillte përsëri në pushtet partinë e tij.

 

BENJAMIN NETANYAHU

ISH KRYEMINISTËR I IZRAELIT

“Në do të vazhdojmë  misionin e madh të jetës, për të garantuar sigurinë e Izraelit. Nëse jemi të destinuar të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë detyrën tonë derisa të rrëzojmë këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi përsëri për të udhëhequr vendin në rrugën tonë. Por më lejoni t’ju them këtë, ne do të kthehemi sërish në pushtet”

 

Pas votimit të kabinetit të ri, rrugët u mbushën me qytetarë që po festonin për qeverisjen e re. Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett, do të ushtrojë postin e kryeministrit deri në shtator të vitit 2023, dhe më pas do t’ia dorëzojë atë, Yair Lapid, udhëheqësit të partisë Yesh Atid.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të patundura në mbështetjen e sigurisë së Izraelit ndërsa theksoi angazhimin për të punuar me qeverinë e re.

Netanyahu u zgjodh kryeministër  për herë të parë në vitin 1996 dhe qëndroi deri në 1999. Ai u rikthye në atë post pas dhjetë vjetësh në vitin 2009, të cilin e mbajti deri në votimin e së dielës, 13 qershor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *