E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Bota

Netanyahu: Jam plotësisht i koordinuar me Trump

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me Fox News se është “plotësisht i koordinuar” me presidentin amerikan Donald Trump, duke e përshkruar këtë marrëdhënie si vendimtare në kohën e tensioneve me Iranin.

Edhe pse Trump ka deklaruar më herët se SHBA “nuk është e përfshirë në konfliktin” aktual, Netanyahu theksoi se komunikimi mes tyre është i ngushtë.

I pyetur nëse i ka kërkuar Trump-it armë të avancuara të tipit “bunker buster”, bomba të afta për të shkatërruar objektiva nëntokësore, Netanyahu tha: “Nuk do të hyj në diskutimet që kam pasur me presidentin,”, por shtoi: “Vendimet e tij janë të tijat.”

Netanyahu konfirmoi se Izraeli ka ndërmarrë goditje kundër objektivave bërthamore iraniane, duke përfshirë edhe një central në Isfahan. Kjo është një nga zonat kyçe për zhvillimin e programit të pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit.

Reklamë

Gazetari Bret Baier e shtyu më tej bisedën, duke pyetur për aftësinë e Izraelit për të goditur objektiva bërthamore të fshehura në thellësi të tokës.

Në përgjigje, Netanyahu tha: “Kemi disa lepuj në mëngë… dhe nuk mendoj se duhet të hyj në detaje.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë