Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të rikthehet në pushtet. Sipas sondazheve, blloku i tij i krahut të djathtë ka siguruar shumicën në Parlament, përballë rivalëve.

 

Koalicioni i kryeministrit më jetëgjatë në pushtet, që tashme është në gjyq për akuzat për korrupsion, të cilat i mohon, pritet të marrë 61 deri në 62 deputetë, në parlamentin me 120 deputetë.

 

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen gjatë javës. Këto janë zgjedhjet e pesta që Izraeli mban në më pak se 4 vjet, por pavarësisht lodhjes së qytetarëve nga problemet politike, pjesëmarrja në votimet e së martës ishte më e larta që prej vitit 1999.

 

Siguria dhe përballimi i rritjes së çmimeve, ishin në fokus të fushatës elektorale të dy rivalëve politikë, kryeministrit Yair Lapid dhe ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *