Subscribe

Ndërsa Europa kundërshtoi vendimin e SHBA për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu vazhdon të këmbëngulë duke i bërë thirrje liderëve të BE te ndjekin shembullin e Trump. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefen e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, Netanjahu tha se evropianët duhet të njohin e Jerusalemin si kryeqytetin e vendit.

 

 “Është koha që palestinezët ta njohin shtetin hebre dhe të njohin faktin se Jerusalemi është kryeqyteti I tij. Unë besoj se edhe pse nuk kemi ende një marrëveshje, të gjithë, ose shumica e vendeve evropiane do të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, do ta njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të angazhohen fuqishëm për siguri, prosperitet dhe paqe.”

 

Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, tha se blloku do të vazhdojë të njohë “konsensusin ndërkombëtar” për Jerusalemin.

 

 “BE është e vendosur se statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet nëpërmjet bisedimeve midis palestinezëve dhe izraelitëve. Është në interesin e Izraelit që të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin e saj me palestinezët. BE do të shtojë përpjekjet e saj për paqen dhe do të zhvillojë bisedime me presidentin palestinez Mahmoud Abbas muajin e ardhshëm. “

 

Mogherini gjithashtu dënoi sulmet ndaj hebrenjve, si në Evropë dhe në Izrael. Një ditë më parë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka përkufizuar Izraelin si një “shtet terrorist”, i cili vret fëmijë. Presidenti i Turqisë deklaroi se do të luftojë me të gjitha mjetet kundër njohjes nga ana e ShBA të Jerusalemit si kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *