Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të përcaktuar seancën e jashtëzakonshme të kuvendit e cila do të mbahet nesër në orën 11:00. Kryparlamentari Kadri Veseli u shpreh optimist se deputetët do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

 

“Nesër politika e Kosovës ka rastin qe te bashkohet pa asnjë dallim, nesër ne kemi para vetes një çështje qe është me shumë rendësi për forcimin e sovraniteti tone por edhe për qytetaret tanë, për lëvizjen e lire, besoj se nesër secili deputet do ta ketë parasysh rëndësinë e çështjes qe te veproje mbi çdo inat. Për te ardhmen e Kosovës. Jam shumë i sigurt se do te kaloje marrëveshja, mbi çdo interes është interesi i vendit dhe i qytetareve. Te kemi besim shprese dhe përkrahje.”

 

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin që do të mbajë Lista serbe, Veseli u shpreh se është i bindur që marrëveshja do të përfundojë dhe qytetarët e Kosovës nuk do të mbahen më peng.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *