Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit.
Ky do të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht.
Por, të dhënat nga KQZ bëjnë me dije se jo në të gjitha QV do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve.
Konkretisht, në 8 QV nuk është bërë e mundur kontraktimi i operatorëve për mbarëvajtjen e pajisjes gjatë procesit të votimit.
Ja 8 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik:
-Shkodër Njësia Administrative Pult
-Njësia Administrative Dropull i Sipërm
-Njësia Administrative Pogon
-Njësia Administrative Pogon
-Njësia Administrative Pogon
-Njësia Administrative Libohovë
-Njësia Administrative Zagorie
-Njësia Administrative Xarrë
/vizionplus.tv





