E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nesër zgjedhjet në Britani, favorit Boris Johnson

Qytetarët britanikë do t’i drejtohen kutive të votimit të enjten për të zgjedhur qeverinë e re.

Këto janë konsideruar si zgjedhjet parlamentare më të rëndësishme pasi qeveria e re do të vendosë përfundimisht për çështjen e Brexit dhe të ardhmes së vendit.

Mediat shkruajnë se Johnson mund të  dale fitues ne garen e se enjtes.

Me sloganin e tij “Get Brexit done”, ai synon që t’I japë fund procesit të divorcit me Bashkimin Europian.

Reklamë

Kundërshtari I tij laburist, Jeremy Corbyn,  ka premtuar se nëse partia e tij fiton zgjedhjet e 12 dhjeterit ai do te kerkoje një referendum të dytë për çështjen e Brexit, ku do të jenë qytetarët ata që do të thonë fjalën e fundit.

Sipas sondazheve të para, konservatorët e Johnson mund të marrin 43% të votave, Laburistët 34%, Libera Demokratët 12% dhe Partia e Brexit 3%.

Konservatorëve u duhen rreth 320 vende në parlamentin me 650 deputetë, që të formojnë shumicën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë