Subscribe

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar kabinetin qeveritar se në takimin e së enjtes në Bruksel mes delegacioneve të Prishtinës të kryesuar nga Skënder Hyseni, dhe Beogradit, do të hartohet drafti i marrëveshjes finale për çështjen e personave të pagjetur.



AVDULLAH HOTI
KRYEMINISTER I KOSOVES

“Ai flet në emër timin në tavolinën e dialogut. Ai e ka këtë kompetencë, të më përfaqësojë mua si kryeministër në procesin e dialogut. Ai nesër do të jetë në Bruksel, së bashku me Makollin, që merret me çështjen e të pagjeturve, për të bërë draftin e marrëveshjes finale për çështjen e të pagjeturve.”

Sipas Hotit Kosova ka hyrë në dialog për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë me qellimin final njohejn reciproke.

Çështja e personave të zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë ishte temë kryesore e takimit të kryeministrit Hoti me presidentin serb Vuçiç në Bruksel.

Dialogu rinisi pas 20 muajsh ndërprerje, që kur ish kryeministri Ramush Haradinaj vendosi taksën 100% ndaj mallrave serbe, si një ndëshkim ndaj Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *