Sociale
Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, Tirana, Fieri dhe Vlora në zonën e “kuqe”

Ditën e nesërme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.
Siç dallohet në hartën e stacioneve meteorologjike, zonat që do të preken më shumë janë Tirana, Vlora dhe Fieri.
Reklamë
Reshjet e dendura do të nisin gjatë mesditës në zonat qendrore të vendit dhe me kalimin e orëve do të shtrihen edhe në jug.
Temperaturat do të bien, ndërsa vranësirat do të jenë prezente në të gjithë vendin.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së nesërme priten reshje mjaft të dendura në zonën jugore.
Si pasojë, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkimit, deri në një moment të dytë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




