E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nesër shqyrtohet kërkesa për arrestimin e Bllakos/ PS: Nuk do të mbrojmë askënd

Partia Socialiste nuk do t’i bëjë avokatinë Alqi Bllakos. Ishte Taulant Balla që komunikoi qëndrimin e mazhorancës qeverisëse pasi SPAK kërkon arrestimin e deputetit socialist nën akuzën e përfshirjes në aferën për inceneratorin e Fierit.

 

“TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

Reklamë

PS nuk do të jetë dhe s’ka qënë asnjëherë zyrë avokatie për askënd, brenda asaj që vendoset në një përballje me drejtësinë. Ka vendosur një vijë të kuqe, me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi te PS drejtësia kërkon ose vendosë një masë sigurie ose sjell në kuvend një kërkese për hetime apo për çështje të tjera. Natyrshëm që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd.”

 

Në deklaratën e tij, Taulant Balla, la të kuptohet se socialistët nuk do të bëhen pengëse në asnjë nga procedurat e kërkuara për heqjen e mandatit të deputetit Alqi Bllako, pasi për ta funksionimi i reformës në drejtësi është kryesorja.

 

“TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

Për ne është shumë e rëndësishme që PS të bëjë detyrën e saj pa u ndikuar në asnjë moment nga çdolloj forme imuniteti apo privilegji parlamentar.”

 

Në gjashtë të mbrëmjes së të mërkurës me mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nisin dhe seancat për tu njohur me kërkesën e SPAK. Deputeti socialist vetë ose me përfaqësuesin e tij ligjor ka të drejtën e mbrojtjes. Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së SPAK, ku në shkresën e saj ka renditur të gjitha akuzat ndaj Alqi Bllakos dhe për të cilin kërkon arrest me burg, Këshilli i Mandateve ka deri në dy javë kohë për të përgatitur raportin. Më pasi ai dërgohet për votë në kuvend, për t’i hequr ose jo mandatin e deputetit. Në rast të një vote pro, SPAK i hapet rruga për arrestimin e Alqi Bllakos.

 

Deri më tani, pasi kërkesës së SPAK, nuk ka pasur asnjë reagim nga Alqi Bllako për lënie me vullnet të lirë të mandatit të deputetit.

 

Në parlamentaret e 25 prillit të një viti më parë ai u zgjodh deputeti i qarkut të Tiranës, pasi më herët mbante detyrën e drejtorit të ujësjellës-kanalizimeve. Nëse parlamenti do të votojë pro heqjes së imunitetit dhe Alqi Bllakos do t’i duhet të përballet me drejtësinë, karrigen e deputetit e merr Pandeli Majko, ish-ministri i Diasporës.

Më shumë video

Reklamë