E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nesër, seanca për Haradinajn

Gjykata e Kolmarit në France pritet të shtyjë vendimin për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, që është njoftuar për në datën 6 prill. Ai ndodhet në liri me kusht dhe pret verdiktin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim. Zëdhënësja e gjykatës së apelit, Sandra di Roza, tha për mediat serbe se vendimi mund të shtyhet.

 

Seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e ministrisë serbe të drejtësisë për pyetjet e gjykatës franceze. Edhe Haradinaj ka deklaruar se vendimi mund të shtyhet, por ka shprehur besimin se do të lirohet së shpejti. Ish-kryeministri u ndalua ne fillim të janarit në bazë të një urdhërarresti serb të lëshuar në vitin 2004 me pretendimin se ndaj tij ka prova për krime lufte në Kosovë.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë